Hidromorava

Propozim interesant i Mejdi Zymberit: Qemajl Mustafa të zgjidhet me aklamacion

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Jemi të përkushtuar secili në mënyrën e vet që për të mirën e vendit, për dëshirat e mijëra të rinjve që po e lënë Kosovën, t`i bashkëngjitemi Qemajl Mustafës në përjetësimin e programit zhvillimor për komunën dhe më gjerë. Urojmë bashkërisht: PDK dega e Gjilanit të jetë e bashkuar, të zgjedhe me aklamacion kryetarin Qemajl Mustafa dhe të formohet një kryesi që ka dije dhe vullnet pune ka shkruar Mejdi Zymberi.

Të gjithë aktivistët, njerëz të rrethit të ngushtë e presin me padurim ditën e diel ku pritet të zgjidhet kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa.

Qemajl Mustafa me angazhimin e tij konstruktiv e ka ngjallur degën e PDK-së dhe aktivistët e saj.

Ndërkaq Mejdi Zymberi biznesmen dhe intelektual gjilanas mendon se Qemajl Mustafa duhet të zgjidhet me aklamacion.

ARKATANA

Lexojeni të plotë shkrimin e tij në rrjetet sociale

Një foto rasti, me shokët që ndamë s’bashku të mirat dhe të këqijat…!!!
Fotoja flete vetë, grupe intelektualesh, me premisa konkurruese edhe jashtë shtetit tonë, doktor matematike, inxhiniere me namë, biznesmen të suksesshëm, arkitekt kulminant dhe lider politik i kalibrit evropian si zotëri Qemajl Mustafa.
Jo rastësisht PDK, e kandidoi për kryetar të partisë, për komunën e Gjilanit.
Qemajl Mustafa ka një bagazh të shkëlqyer në politikë, dy here kryetar shumë i suksesshëm i qytetit, ku vendosi parimet organizative, ishte online 24 orë me qytetarët e me vartësitë e vet.

Vendosi themelet e punës dhe përgjegjësisë ndaj saj, me kreativitet dhe njohuri u cilësua si nëi lider i pazëvendësueshëm i Anamoravës dhe më gjerë.
S`do mend kur thuhet, njeriu i mirë, me miq shumë, në të djathte mbanë doktorin më të ri të matematikes, vazhdon me biznesmenin e pa konkurrencë, mbrapa tij një armatë e tërë, inxhinjeresh profesor etj
Të gjithë presim dhe punojmë për të marr edhe përherë të tretë udhëheqjen e qytetit, e treta e vërteta thuhet shpesh.
Jemi të përkushtuar secili në mënyrën e vet që për të mirën e vendit, për dëshirat e mijëra të rinjve që po e lënë Kosovën, t`i bashkëngjitmi Qemajl Mustafës në përjetësimin e programit zhvillimor për komunën dhe më gjerë. Urojmë bashkërisht: PDK dega e Gjilanit të jetë e bashkuar, të zgjedhe me aklamacion kryetarin Qemajl Mustafa dhe të formohet një kryesi që ka dije dhe vullnet pune ka shkruar Mejdi Zymberi./rajonipress/