UBT

Propaganda mashtruese e tregtarëve ndaj konsumatorit

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Kompanitë e mëdha tregtare në Kosovë, në prag të festave të fundvitit, kanë filluar një fushatë marketingu, me anë të cilës informojnë qytetarët për produkte të ndryshme, në të cilat kanë bërë zbritje të mëdha, apo edhe ofrojnë lojëra të shumta shpërblyese në rast të blerjes në ato markete.

Por, kjo fushatë marketingu nga përfaqësues për mbrojtje të konsumatorit dhe nga qytetarët konsiderohen të jetë e ekzagjeruar dhe në shumë raste e rrejshme dhe agresive.

Qamil Nika, qytetar nga Prishtina, me profesion teknik i makinerisë, tregon raste të shumta kur ai dhe familja e tij kanë hasur në marketing të rrejshëm të kompanive tregtare.

“Këto reklama që i shpërndajnë në formë të fletushkave, duke i vendosur në vetura, nëpër shtëpi, banesa, madje edhe rrugë, duke e ndotur edhe ambientin, apo edhe përmes televizioneve, janë reklama të rrejshme. Ja një rast që i ka ndodhur djalit tim në dy vende ku ai ka shkuar për të blerë. Kur ka shkuar të marrë një produkt me çmimin reklamues, atje ka qenë çmimi ndryshe, ndërkaq kur ka shkuar në arkë për të paguar, ka qenë 4 euro më shtrenjtë. Pse ata për vete po dinë t’i rregullojnë çmimet e jo për ne, po na mashtrojnë çdo herë”, shprehet Nika, 60 vjeçar.

Në raste të tilla ka hasur edhe Artan Krasniqi, student në njërin nga fakultetet private në Prishtinë. Ai thotë se nuk ka asnjë dyshim se marketingu i kompanive tregtare në të shumtën e rasteve është tërheqës për konsumatorin, por në të njëjtën kohë është edhe mashtrues.

“Pasi që e kryen blerjen dhe e merr kuponin, shkon në shtëpi, i bën një rishikim dhe konstaton që shumica e çmimeve nuk janë reale siç janë prezantuar në reklama. Në shumë produkte përfitojnë kompanitë. Në këso raste duhet vepruar shteti, pasi që është mashtrim ndaj qytetarit”, thotë ai.

Në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë funksionon Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili, në bazë të kornizës ligjore harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes së konsumatorit. Ata janë përgjegjës për mbikëqyrjen e kompanive dhe ndëshkimit në rastet kur bëhet marketing i rrejshëm.

Hidromorava

Arton Demolli, zyrtar i lartë për mbrojtjen e konsumatorit, nuk mohon rastet kur kompani të mëdha tregtare janë identifikuar se kanë bërë reklama me çmime të rrejshme.

“Po nuk kisha përmendur konkretisht ndonjë subjekt, por ka prej të gjitha operatorëve që ofrojnë shërbime apo mallra që ndodh ndonjëherë të bëjnë shkelje që nuk përputhen me çmimet dhe inspektorati merr masa sipas procedurave dhe e procedon lëndën në gjyq”, bën të ditur Demolli.

Sipas Ligjit për mbrojtje të konsumatorit, konsiderohet mashtruese dhe dënohet në qoftë se një kompani bën një reklamë që përmban informata të pasakta, dhe rrjedhimisht ka mundësi të mashtrojë konsumatorin e rëndomtë, i cili në bazë të praktikes së tillë merr vendim të cilin pa atë reklamë mashtruese nuk do ta ndërmerrte.

Po ashtu, sipas Ligjit, konsiderohet praktikë ndëshkuese edhe pohimi i pavërtetë se mallrat do të jetë në dispozicion vetëm në periudhë shumë të kufizuar dhe udhëzimet për konsumatorët që menjëherë të marrin vendim për blerje, duke ju mohuar atyre mundësinë për t’iu dhënë kohë që të marrin vendim të bazuar në rrethanat tjera.

Gjobat për ato kompani q identifikohen se kanë bërë reklama mashtruese, sipas Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit janë prej 1 000 deri në 3 000 euro.

Kryetari i organizatës joqeveritare “Konsumatorit”, Selatin Kaçaniku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thekson se mekanizmat për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e tregut nuk veprojnë.

“Ne kemi elemente edhe të konkurrencës jo formale, kemi element të reklamave mashtruese, ka shumë elemente që meritojnë kontroll të rreptë në fundvit. Konsumatori në Kosovë udhëhiqet nga reklamat mashtruese dhe i fundit e kupton që e gjithë kjo është e dëmshme për të”, vlerëson Kaçaniku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.