Eko Higjiena

Pronat e Manastirit të Deçanit, Knaus: Kosovës iu hap dera për anëtarësim në Këshillin e Evropës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka përshëndetur vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Knaus ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë i hap derën Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke lavdëruar angazhimin e Dora Bakoyannis, raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Shefi i EULEX-it: Mirëpres zbatimin e vonuar të vendimit për Manastirin e DeçanitPolicia izraelite qëllon për vdekje palestinezin 13-vjeç që ndezi fishekzjarrë – pamjet…Vajzat U16/ Kosova mposhtet nga Portugalia në “UEFA Development Tournament U16”“Më hodhe poshtë për lojë” – prishet miqësia mes Romeo Veshajt dhe Meriton Mjekiq…Fushë Kosova trondit Ballkanin, fiton me rezultat të pastër ndaj kampionit në fuqi

Fundamenti

“Duke ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së tokës së Manastirit të Deçanit pas më shumë se një dekade – dhe duke hapur kështu derën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si anëtare e 47-të në vitin e saj të përvjetorit (75 vjet të Këshillit të Evropës)- si e vetmja demokraci evropiane ende jashtë – Dora Bakoyannis po shkruan histori”, ka shkruar Knaus, në një postim në platformën X, transmeton Telegrafi.

Knaus ka thënë se “kjo është në interes të të drejtave të njeriut, të shtetit të së drejtës, të Kosovës dhe të bashkësisë së Manastirit të Deçanit, një monument historik me të kaluar të madhe”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.