ARKATANA

Pronari i ‘Shtëpisë së verdhë’ paralajmëron SHBA me grevë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtarët e familjes së Abdullah Katuçi në Gurrë të Matit kërkojnë që ti jepet fund ankthit 8 vjeçar të hetimeve që prokurorët dhe hetuesit e Eulex kanë nisur ndaj akuzave të ish-senatorit Dick Marty për transplant organesh njerëzore në “Shtëpinë e Verdhë.

Kryefamiljari Katuci paralajmëron me greve urie si e vetmja zgjidhje që i ka mbetur atij dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Katuci deklaron se i ka dërguar letër dhe kryeministrit të vendit Sali Berisha, ndërkohë kërkon që ambasada e SHBA të hetojë akuzat në mënyrë që të zbardhet e vërteta ose në të kundërt së bashku me Prokurorin e rrethit Mat do nisin një grevë urie, si shenje proteste ndaj hetimeve qe ai dhe familja e tij nuk i pranon.

Familja Katuci banon në shtëpinë e njohur si ‘Shtëpia e Verdhë’. Eurodeputeti Dick Marty ka deklaruar se ka kryer një hetim dy vjeçar në lidhje me krimin e organizuar në Kosovës pasi Këshilli Europian mandatoi atë për të hetuar pretendimet për trafikun e organeve nga ana e UCK-së pas mbarimit të luftës me Serbinë, në vitin 1999.

ARKATANA

Raporti i hartuar nga raportuesi i të drejtave të njeriut Dick Marti konstatoi se godina e njohur si Shtëpia e Verdhë, është përdorur si burg ku mbaheshin të burgosurit, ndërsa operacionet e heqjes së organeve kryheshin në një shtëpi tjetër në Fushë Krujë, 20 km larg Tiranës.

Ndërkohë, më 30 të vitit 2011 raportuesi i Këshillit të Europës Dik Marty është paditur në Gjykatën e Tiranes për dëm moral nga të zotët e asaj që tashmë cilësohet si “Shtëpia e verdhë”. Familjarët kërkojnë nga raportuesi i Këshillit të Europës të paguajë një shumë prej 10 milion lekësh si dhe të përgënjeshtrojë raportin, i cili bën objekt hetimi shtëpinë e tyre për transplant organesh të ushtarëve serbë nga ana e ish- ushtarëve të UCK-së.

Pak kohë më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet Ligjin për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it. Miratimi i ligjit të posaçëm është bërë me kërkesën e kryeprokurorit të Task Forcës Speciale hetimore të BE-së, ambasadorit John Clint Ëilliamson, i cili drejton hetimet e EULEX-it në lidhje me pretendimet e ngritura në raportin e Dick Martit./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.