Hidromorava

Pronari i Facebook-ut Zuckerberg merr pagën vetëm një dollar

/ 1 minutë lexim

Washington – Pronari i Facebook –ut multimiliarderi Mark Zuckerberg (28 vjeçar), i është bashkangjitur sot klubit të drejtorëve të Luginës së Silikonit, ku gjendet qendra e industrisë informatike të SHBA dhe ai, sivjet do të marrë pagë mujore vetëm prej 1 dollari, shkruan “Busneess Journal “.Zuckerberg do të marrë vetëm 1 dollar dhe është pajtuar që të mos marrë kurrfarë bonusesh vjetore.

Pasuria e Zuckerbegut vlerësohet 13 miliardë dollarë dhe nuk do t’i mungoj paga, shkruanin sot mediet e huaja.

Uji Dea

Në listën e klubit të Luginës së Silikonit, të drejtorëve jashtëzakonisht shumë të pasur dhe pronarë të kompanive që marrin nga 1 dollar, sepse rrinë mbi duqin e parave, janë edhe bashkëpronarët e Google, Lary Page dhe Sergay Breen , pronari i Oracle Lary Elison dhe i kompanisë Zinc Mark Pinkus, e deri në vdekje qenë edhe themeluesi i Apple Steve Jobs.