UBT

Pronarët e lokaleve prishin rendin dhe qetësin publike, policia në aksion

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në dy raste të ndara njëri pronar i lokalit “Taboo Bar” dhe tjetri pronar i lokalit kafe bar “Impreviu” kanë lëshuar zë të lart me muzikë duke prishur rendin dhe qetësin publike për çka është dashur të ndërhyjë edhe policia.

Sipas policisë së Gjilanit në rrugën “Muharrem Ibrahimi” i dyshuari shqiptar pronar i lokalit “Taboo Bar”, ka bërë prishje të rendit, duke lëshuar muzikë me zë të lartë dhe nuk ka respektuar orarin e punës. Pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe në konsultim me prokurorin rasti procedohet për shqyrtim të mëtejmë në Gjykatë Themelore.

Fundamenti

Edhe rasti i dytë ka ndodhur në Gjilan në rrugën “Muharrem Ibrahimi” ku i dyshuari shqiptar pronar i lokalit kafe bar “Impreviu””, ka bërë prishje të rendit, duke lëshuar muzikë me zë të lartë dhe nuk ka respektuar orarin e punës. Pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe në konsultim me prokurorin rasti procedohet për shqyrtim të mëtejmë në Gjykatë Themelore ak njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan./ rajonipress/