Hidromorava

Pronarët e hoteleve në Shëngjin falënderojnë kosovarët, ishim në prag të falimentimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjergj Ivanaj pronar i Hotelit “Bellavista” në Shëngjin thotë se po të mos ishin vëllezërit kosovar për të frekuentuar bregdetin shqiptarë, shumë hotele e restorante do të mbylleshin. Kam shumë klient nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora dhe ndjehem krenar që kam mundësi të ju shërbej atyre në kohën e pushimeve shprehet ai.

Gjergj Ivanaj është njëri nga pronarët e shumtë në Shëngjin, që dëshiron të falënderojë publikisht Kosovën dhe kosovarët të cilët janë më të frekuentuarit në Hotelin e tij gjatë kohës së verës. “Po e them me plotë bindje se po të mos ishin kosovarët, shumë dyqane, hotele dhe restorante do të mbylleshin. Unë kam traditë në kuzhinën shqiptare dhe në mikpritjen në përgjithësi dhe kjo ndoshta na dallon nga të tjerët, por kur na goditi pandemia ishim në prag të falimentimit” shprehet Ivanaj.

Gjergji thotë për rajonipress se turizmi në Shqipëri kishte një krizë serioze, por fatmirësisht vëllezërit nga Kosova ishin ata që erdhën edhe në momentet më të vështira, edhe atëherë kur kishte pandemi e orë policore mendon Ivanaj. “Kosovarët janë njerëz të mrekullueshëm, ata janë vëllezërit tanë dhe unë ndjehem krenar që u shërbej atyre” tha Ivanaj,

Uji Dea

Edhe, Donika gruaja e Gjergjit thotë se ndjehet shumë e lumtur që lokalin e tyre e pëlqejnë shumë familje shqiptare. “Unë dhe Gjergji kemi punuar gjatë në Itali në kuzhinë, por gjithashtu u përshtatemi edhe ushqimeve tradicionale shqiptare. Ne e dimë saktë se çfarë duan kosovarët dhe mundohemi tua përshtatim nevojat dhe kërkesat e tyre të ushqimit” shprehet Donika.

Ndryshe Gjergji dhe Donika thonë se ata nuk i kanë problem klientët meqë kanë shumë edhe nga diaspora që vijnë dhe pushojnë me familjet e tyre. “Ishte një vit i rëndë pa asnjë dilemë, por e kaluam me të gjithë peripecitë tona, dhashtë zoti që mos të ketë tutje mbyllje të kufijve apo shtrëngim të masave” u shpreh Ivanaj./rajonipress/