Promovohet revista studentore “Ligji”
Gjilan – Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike, të shtunën ka promovuar revistën studentore “LIGJI”, nr. 3/2015 në ambientet e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Gentiana Kqiku, sekretare e revistës studentore “LIGJI” bëri hapjen e ceremonisë së promovimit të revistës dhe njëherit falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre dhe të gjithë ata që kontribuuan në nxjerrjen e këtij numri të revistës. Genta gjithashtu tha se ne do të vazhdojmë edhe më tutje me nxjerrjen e numrave të tjerë në mënyrë që studenti të ketë mundësi të shprehë mendimin e tij.
Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës së Gjilanit tha se studentët në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan po bëjnë punë të mirë pasiqë po punojnë në drejtim të zhvillimit të shkencës dhe dijes në përgjithësi.
Ai tha se gjithmonë do e keni ndihmën time dhe të Kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri kur bëhet fjalë për studentë dhe dijen e tyre.
Fahrije Bajrami nga stafi i revistës studentore “LIGJI” tha se është bërë një punë e madhe dhe e lodhshme, mirëpo janë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë treguar studentët dhe stafi akademik.
Burim Haliti ligjërues në Universitetin “Kadri Zeka” para të pranishmëve falënderoi: Rexhep Kadriun – Nënkryetar i Komunës së Gjilanit për mbështetjen financiare që i ka dhënë revistës studentore “LIGJI”.
Ai tha se studentët e UKZ-së po bëjnë shumë, në ngjalljen e aktiviteteve studentore, sepse vazhdimisht po janë aktiv në zhvillimin e dijes dhe profesionalizmit në përgjithësi.
Haliti tha se studentët e kanë përkrahjen time atëherë kur kanë të bëjnë me shprehje të mendimit dhe njëherit i ka dëshiruar revistës “LIGJI” jetë aq sa do të ketë jetë studentore në Republikën e Kosovës.
Poashtu para të pranishmëve foli edhe analisti dhe njohësi i çështjeve politike dhe sociale në vend Albinot Maloku, i cili tha se është bërë një punë e madhe me nxjerrjen e këtij numri të revistës “LIGJI” dhe njëherit dëshiroj që të në ardhmen të shtohet kualiteti dhe të trajtohen tema me specifika sociale dhe politike në vend.
Kryetari i studentëve të Këshillit të Fakultetit Juridik të UKZ-së, Arlind Ajvazi përshëndeti të pranishmit dhe potencoi se kjo revistë për studentët e UKS-së është një vlerë dhe punë e madhe që është bërë.
Jeton Rexhepi student i UKZ-së tha se për ne është një përkrahje e madhe që po bëhet dhe duhet të vazhdohet edhe me nr. të tjerë të revistës.
Revista studentore “LIGJI” nr. 3/2015 është financuar nga Komuna e Gjilanit dhe Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike dhe stafi i revistës falënderon donatorët, stafin e revistës, studentët, stafin akademik, etj., për kontributin e dhënë./rajonipress/


