UBT

Promovohet Monografia “Gjilani me rrethinë”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas një pune të madhe e të palodhshme qyteti i Gjilanit dhe qytetarët e saj kanë rastin që ta njohin më mirë dhe më shpejt Gjilanin me rrethinë. Dhe këtë punë kolosale e ka sjellur këshilli botues e redaktues pikërisht në vigjilje të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë.

Gjilani tash e tutje mund të krenohet se ka rrënjë, se ka histori, se ka pasqyrë gjeografike, ekonomike, politike e kulturore, se Gjilani tani e tutje ka identitet e emër. Të hënën vonë pasdite është promovuar Monografia “Gjilani me rrethinë”. Për rolin e Monografisë folën Qemajl Mustafa, Mehmet Halimi, Aliriza Selmani, Tefik Basha, Sabri Tahiri e Drita Statovci.

Qemajl Mustafa i cili edhe ishte ideator e kreator i kësaj pune kolosale për Gjilanin tha se Monografia është një libër gjithëpërfshirës që në vete përmban vizionin dhe projektet tona për të ardhmen. “Tash e tutje Gjilanin shumë më lehtë mund ta njohin dhe ta duan të tjerët sepse kemi çka tu ofrojmë delegacioneve të huaja e miqve tanë ndërkombëtarë. Monografia ka rëndësi historike dhe është një pasuri e rrallë, por falë punës ekipore tani jemi në finalen e saj të madhe” tha Mustafa.

Mehmet Halimi kryeredaktor i librit pati emocione gjatë fjalimit të tij. Ai së pari e ka puthur Monografinë dhe shtoj se ekipi që ai udhëhoqi kishte dëshirë, vullnet e gatishmëri. Sipas tij Monografia e bënë Gjilanin më të afirmuar, më të avancuar sepse ajo ka informacione të bollshme dhe gjithëpërfshirëse . “Gjilani pa monografi është sikur të jetë pa emër e tani ky qytet e ka letërnjoftimin e vet historik” tha ai.

FITORJA

Halimi tha se monografia është shkruar me kompetencë dhe saktësi kurse hartues i projektit të saj ishte Sabri Tahiri, derisa e tërë puna është kryer përmes 6 redaksive dhe shumë autorëve, bashkëpunëtorëve dhe ekspertëve të lëmive të ndryshme.

Edhe Aliriza Selmani historian dhe Tefik Basha gjeograf thanë se monografia është vepër e çmuar derisa Sabri Tahiri ideator i projektit të Monografisë tha se kjo vepër qytetin e Gjilanit e bënë më të afirmuar dhe më reprezentativ në fushën ndërkombëtare.

Librin e parë për Monografinë Mehmet Halimi në mënyrë simbolike ia dorëzoj kryetarit të Komunës Qemajl Mustafa. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.