Fundamenti

Promovohet libri “Nëpër vlime shqiptare” i Izmi Zekës

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe në organizim të Ars Klubit “Beqir Musliu”, në Gjilan është promovuar libri “Nëpër vlime shqiptare”, i autorit Izmi Zeka, ku, që përmbledhë ngjarjet më të rëndësishme të këtij shekulli, nga periudha e Rilindësve e deri te Epojeja e Jasharajve.

Për këtë libër të zhanrit artistik e historiografik, siç e ka quajtur studiuesi Tahir Arifi, kanë folur recentët Hyseni Matoshi e Memli Krasniqi, si dhe Nexhat Rexha, ndërsa në emër të Ars Clubit.

“Nëpër vlime shqiptare”, që është libri i tertë i Izmi Zekës, u quajt album i lëvizjes sonë për liri, që nga Rilindja Kombëtare e deri në ditët e sotme, libër mbi figurat më emblematike të historisë sonë, figura këto që përcaktuan dhe zhvilluan ngjarjet historike, libër mbi luftën dhe zhvillimet politike, mbi konceptet ideologjike e lëvizjen atdhetare, libër për nyjat që përcaktuan fatin e kombit.

“Nëpër vlime shqiptare” është libër që bashkon gjeneratat e ngjarjet. Autori e nënvizon faktin se shqiptarët u desh të ngrihen disa herë në këmbë gjatë historisë për të drejtat e tyre.

Autori Izmi Zeka ka thënë se libri i kushtohet 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, po edhe 30-vjetorit të vrasjes së xhaxhait të tij, Kadri Zekës dhe bashkëveprimtarëve të tij, Jusuf e Bardhosh Gërvalla.

KKVITI

“Do të dëshiroja që këto dy data, në një shekull të ikur, ta sendërtojnë ëndrrën tonë për bashkimin e kombit, sepse kjo ishte jo vetëm dëshirë, por edhe synim e gjakim i atyre që u flijuan në këtë rrugëtim një shekullor.

Impresione për librin e Zekës kanë shprehur edhe Mustaf Bajrami, Arbëresh Dalipi dhe të tjerë. Mustaf Bajrami ka thënë se libri ka një vlerë të madhe në kontestin historik dhe i dedikohet brezit të ri .

Dr. Mustafa Bajrami, kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, pasi përmendi rëndësinë që i jep Islami rolit të historisë në rrjedhat shoqërore të një kombi, tha se : “Aktiviteti i sotëm përurues i kësaj vepre në fakt duket se konsiston në një hulumtim dhe rezultat shkencor i profilit të një angazhimi autentik historik. Izmi Zeka nëpërmes këtij libri, i paska vënë vetes për detyre ngritjen e kapaciteteve hulumtuese, nëpërmjet identifikimit të çështjeve dhe personaliteteve që duhet të trajtohen në baza shkencore-historike, analitike, në mënyrë që të arrihet deri tek promovimi i mundësisë së ngritjes së strategjive të reja në fushën e historiografisë sonë, për emancipimin shoqëror e shtetëror të shqiptarëve. Nisur nga qasja e tij filozofike ndaj proceseve historike, na bën mbase edhe të hedhim besimin, se ai, jo rastësisht, në momentet vendimtare, u gjet edhe në funksione të rëndësishme shtetërore. Kulmimi ndodhi në këto dy vitet e fundit kur Izmi Zeka si zëvendësministër i brendshëm i Republikës së Kosovës është aktiv edhe në modelimet e kësaj ministrie që po përmbys botëkuptimin negativ mbi një ministri të brendshme, siç na ka pas mësuar jeta një kohë të gjatë”.

Kombi shqiptar ka nevojë për dalje shkencore në arenën e historisë. Ky rast duhet të merret mësim për gjeneratën e tanishme të politikanëve shqiptarë, kudo që janë ata, që veprimet e tyre, para së gjithash duhet ti kenë të ndërtuara mbi një platformë kombëtare, e cila gjeneratave të ardhshme do tua ndritë rrugëtimin e tyre drejt aspiratave për një të ardhme të ndritshme tha Bajrami. /rajonipress/