UBT

Promovohet libri monografik kushtuar Mulla Sylës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Viti sot është promovuar libri monografik “Lëvizja kombëtare për arsimin shqip-Mulla Syla mësues dhe veprimtar i dalluar”, i autorit Adem Murati.

Kjo monografi është një përmbledhje e fakteve dhe dëshmive historike mbi lëvizjet që ndihmuan në hapjen e shkollave shqipe në Anamoravë e në veçanti në Pozheran, ku u hap shkolla e parë me mësues Mulla Syla. Në këtë promovim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve qendrore, atyre lokale dhe historian, publicist , Bashkësisë Islame të Kosovës dhe mysafirë të shumtë.

Në fjalën e rastit kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi tha se monografia e magjistër Adem Muratit është edhe një kontribut i ndriçimit të historisë sonë kombëtare, i cili në vazhdimësi po jep kontribut në studimin e shumë monografive përmes së cilave po dalin fakte të çmueshme të historisë dhe të kaluarës sonë.

Uji Dea

Ndërkaq zv.ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente Hajdin Abazi, u shpreh se ne jemi frymëzuar me veprën e Mulla Sylës, kontributin e tij si mësues. Atë e cilësoi Abetaren shqipe me Kuranin, por promovimi i këtij libri të Adem Muratit na e dëshmon atë kontribut të madh dhe shumë të rëndësishëm për arsimin shqip që e dha Mulla Syla.

Kurse recensenti i librit prof.dr Jusuf Osmani theksoi se sot po promovohet një vepër e rëndësisë së veçantë, me që rast po e përkujtojmë me admirim dhe respekt veprimtarin, krijuesin dhe mësuesin e popullit Sylejman Salihu i njohur si Mulla Syla. “Libri i Adem Muratit që është edhe një lloj monografie për veprimtarin e Mulla Sylës, ka strukturën, parimet dhe metodën shkencore të njohjes dhe të konkludimit, gjakëftohtësin dhe drejtpeshimin e arsyes që i duhet karakterit të mirëfilltë shkencor. Libri është shkruar me një mendësi të emancipuar dhe mund ta quajmë krijues i modelit”, tha Osmani.

Për librin foli edhe prof.dr Fahrush Rexhepi etj. Ky libër është mundësuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”. Ky promovim është organizuar në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit Shqiptar. /rajonipress/