UBT

Promovohet libri i Lumturi Plakut

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kandidat për kryetar të komunës, Rexhep Kadriu të shtunën ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e promovimit të librit “Unë jam shkronjat”, të autores Lumturi Plaku.

Në këtë promovim kanë marrë pjesë edhe nënkryetari I AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, aktivistja e AAK-së Shukrie Bajrami dhe figura tjera, të cilët kanë uruar autoren për promovimin, ndërsa kanë thënë se e presin edhe në promovimet e saj të radhës.

Uji Dea

Autorja Lumturi Plaku ka folur për jetën e saj dhe krijimtarinë, ndërsa ka thënë se ndihet e nderuar që kryetari Kadriu dhe këshilli organizativ i promovimit i përbërë nga Xhylie Hajdari dhe Albina Idrizi, ia mundësuan një ceremoni të tillë në Gjilan.

Autores Lumturi Plaku, iu nda mirënjohje në shenjë respekti për krijimtarinë e saj, nga Kadriu./rajonipress/