UBT

Promovohet libri i Arben Kurteshit “Tingujt e zemrës”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Para një numri të madh të krijuesve të martën në mbrëmje është promovuar libri më i ri i mërgimtarit Arben Kurteshi i titulluar “Tingujt e zemrës”. Për librin u thanë fjalë të mira derisa vet Arben Kurteshi tha se është motivuar nga shumë pamje të zymta të realitetit kosovar, pastaj motivet nga vendlindja, papunësia, jeta e fëmijërisë, jeta e rëndë e popullit të Kosovës, problemet e ngarkuara politike, problemet sociale e shumë motive tjera të cilat me përpikëri i ka prezantuar në poezitë e tij.

Arben Kurteshi mërgimtar, veprimtar, aktivist dhe politikan i palodhur për të drejtat e diasporës tashmë është treguar shumë i suksesshëm edhe në poezi.

Arben Kurteshi të martën para një numër të madh të krijuesve promovoi librin e tij më të ri “Tingujt e zemrës” i cili libër është pritur mirë si nga krijuesit ashtu edhe nga publiku i gjerë.

Për librin folën Makfire Kurteshi, Sadri Daku e Gëzim Brestovci të cilët e vlerësuan librin si një përpjekje e mirë e autorit për të hyrë në antologjinë e poezisë shqiptare.

Folësit e këtij promovimi thanës e poezitë e Arben Kurteshit janë origjinale dhe të përjetuara nga ndjenjat dhe emocionet e një mërgimtari i cili vazhdimisht mundohet të dëgjojë vetëm gjëra të mira për vendlindjen, por edhe për mërgatën e atjeshme.
Arben Kurteshi ka sfiduar vetën edhe në fushën e poezisë. Tani del i suksesshëm dhe shumë atraktivë edhe në këtë fushë krahas shumë punëve dhe çështjeve me interes që ka bërë për Kosovën dhe mërgatën tha Sadri Daku.

Libri i tij më i ri i titulluar “Tingujt e zemrës” përmban poezi të shumta që i dedikohen problemeve dhe halleve që mërgata kosovare.

UBT

Arben Kurteshi tejet i hapur edhe në jetën e rëndomtë para të pranishmëve tha se motivi kryesor që fillojë të shkruaj poezi lidhet me ikjet masive që ndodhën kohëve të fundit. “Isha i trishtuar me ato pamje. Shpesh mbetesha pa frymë ku shihja ato pamje, ato xhirime të familjarëve hallexhinj, të fëmijëve të përlotur. Kush nuk do të prekej nga këto skena emocionale. Duke parë këto fotografi nga populli im që po braktiste vendin nisa të shkruaj aty për aty poezi dhe pastaj nuk u ndala. Edhe sot kur shkruaj, shkruaj nga momenti, nga inercioni aktual” u shpreh Kurteshi.

Arben Kurteshi shkruan poezi origjinale, të thjeshta të kuptueshme për të gjitha moshat. Shumicën e këtyre poezive tashmë i ka të botuar edhe në rajonipress.

Arben Kurteshi njihet si një aktivist i madh që ka luftuar vazhdimisht për të avancuar të drejtat e shqiptareve dhe integrimin e tyre në shtetet perëndimore.

Gjithmonë është shprehur se roli i diasporës është i pazëvendësueshëm dhe ka dhënë vërejtje e sugjerime se ky kontingjent i vlerave të diasporës është lënë anash.

Libri është botuar nën përkujdesjen e editorit Begzad Baliu,(Era), redaktore Makfire Kurteshi kurse recensent i librit është Shefik Shkodra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.