Hidromorava

Promovohet libri dhe filmi dokumentar për Aleksandër Moisiun

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kuadër të Festave të Nëntorit , Pavarësisë së Shqipërisë, Datëlindjes së Komandantit Adem Jashari, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,UKZ ka organizuar promovimin e Libri “EMBLEMA” dhe njëherësh ka shfaqur filmi dokumentar “SIPARI” të autorit e regjisorit ISAK GUTA.

Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur Arsim Fehmiu, vëllai i aktorit Bekim Fehmiu. Ai e ka vlerësuar lartë punën e autorit e regjisorit Isak Guta, i cili, siç tha ai, është munduar aq mirë të përmbledhë në libër dhe dokumentar gjithë krijimtarinë e Aleksandër Mosisiut.

Ndërsa në emër të menaxhmentit të Universitetit “Kadri Zeka”, ka folur prorektorja për çështje akademike, Shpresë Qamili. Ajo pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka thënë se e vlerëson lart jetën dhe veprën e aktorit Aleksandër Moisiut, duke shtuar se ai la gjurmë të pashlyeshme në skenën botërore të artit. Prorektorja Qamili njëherësh e ka vlerësuar lart dhe punën e bërë nga autori Isak Guta. Sipas saj e veçanta e këtij libri është se bën fjalë për një njeri të madh siç ishte Aleksandër Moisiu.

Mobi Casa

Ndërkaq me këtë rast u dha është premiera e filmit dokumentarë “SIPARI” i cili po ashtu i kushtohet jetës dhe veprës së Aleksandër Moisiut duke u përqendruar në ekspozitën e autorit Isak Guta me portretet e aktorit, që ishte hapur në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërsa autori i librit “EMBLEMA” dhe filmit dokumentar “SIPARI”, Isak Guta thotë se, sa më shumë që ka bërë për figurën e këtij aktori të shquar, aq më shumë është respektuar dhe nderuar nga të tjerët, prandaj sipas tij duhet gjithmonë të shkruajmë dhe të hulumtojmë për këta njerëz të mëdhenj që i kemi pasuri tonën, ka thënë autori Guta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.