ARKATANA

Promovohet libri “Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit”

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Agjenda e shënimit të Muajit të Ramazanit vijon me dinamikën e paraparë. Të hënën mbrëma, brenda hapësirave të Restaurantit “Planet” në Gjilan, u promovua libri “Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit”, nga autori Rashit Zylfiu.

Libër ky që në vete ngërthen kuptimin e dhjetë sureve të fundit të Kur’anit për të cilën lexuesi është kurioz t`i di. Pjesë e të pranishmëve ishin shumë figura eminente në vendin tonë, të cilët nderuan autorin me prezencën e tyre. Pjesën e panelistëve e përbënin, Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, Fahrush Rexhepi dhe Hoxhë Ekrem Avdiu.

Me rastin e marrjes së fjalës, panelistët dhanë kritika pozitive dhe mendimet e tyre lidhur me librin e botuar nga autori Zylfiu. I pranishëm, gjithashtu ishte edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili theksoi se autori ka një vlerë të veçantë pasi është munduar të zbulojë misterin e kuptimeve të sureve të librit famëlartë Kur’anit. “Ky libër do jetë shembull për gjithë lexuesit dhe ata që dëshirojnë të mësojnë fjalën e krijuesit. Misteri i gjithë atyre lexuesve mbetet kuptimi i librit famëlartë të Kur’anit, dhe njerëz që vijnë dhe na ndihmojnë në kuptimin e drejtë të sureve të Kur’anit, sigurisht që kanë një vlerë të veçantë. Në këtë Muaj të Madhërishëm të Ramazanit uroj që të pranohet mundi dhe sakrifica juaj ashtu sikurse uroj të kaloni me sukses edhe sfidat që ju presin në jetë. Faleminderit edhe njëherë Hoxhë Rashit Zylfiu për këtë libër, herën tjetër do të vij të komentoj librin dhe të gjejmë arsyen për të vazhduar me botimin e librit të dytë”, theksoi Haziri.

ARKATANA

Vetë autori i librit, Rashit Zylfiu shpjegoi dashurinë dhe nostalgjinë se pse vendosi të botojë këtë libër për dhjetë suret e fundit të Kur’anit. “Ky është një libër modest që lindi nga dashuria dhe nostalgjitë që ngjallin këto sure të para që mësuam në fëmijëri dhe deshëm që lexuesit dhe besimtarëve t’u ofrojmë së paku ajkën e asaj çfarë përcjellin këto sure kur’anore”. Më tej Zylfiu shtoi se botimin e këtij libri e ka bërë për të mos harruar kulturën e leximit.

“Falënderojmë All-llahun që na mundësoi të jemi anëtarë të fesë e cila filloi me fjalën “Lexo” . Me këtë fjalë muslimanët u ngritën dhe i ofruan vetes dhe botës shumë në të gjitha sferat, thënë më shkurt sollën civilizimin e botës. E kur filluan ta braktisin dhe të preokupohen me gjëra të tjera, mbetën aty ku janë sot. Ju të gjithë të pranishëm sot keni penguar një të keqe që po i bëhet librit në kohën e sotme, duke e braktisur atë. Ju iu përgjigjët ftesës sonë për t’i dhënë hijeshi këtij libri, që sapo e ka parë dritën e botimit, duke u bërë pjesë e këtij promovimi të librit “Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kuranit” , përfundoi Zylfiu.

Me rastin e promovimit të librit u shtrua edhe iftar për të gjithë të pranishmit. Vlen të theksohet se autori morri shumë lëvdata pas përfundimit të ceremonies duke i dhënë atij vullnetin për të vazhduar me projekte të radhës e pse jo edhe në botimin e librit të dytë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.