Uji Dea

Promovohet dialogu ndër etnik në mes të rinjve të rajonit të Anamoravës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Rezultatet e këtij aktiviteti do të jenë të qëndrueshme dhe do të ndikojnë në aktivitetet të cilat do të organizohen në periudhat e ardhshme, të cilat janë të parapara në planin e Veprimit të grupit ndër etnik për pajtim, që prapë ka për qëllim ofrimin e bashkësive ndaj njëri tjetrit, për shkak të përmirësimit të kushteve të jetës, paqes dhe tolerancës në mjedisin shumë etnik ka thënë Ulrich Biffar drejtor i qendrës rajonale të OSBE-së në Gjilan.

Në organizim të misionit të OSBE së në Kosovë, në Prevallë është mbajtur një seminar me qëllim të pajtimit ndër etnik në mes të të rinjve të regjioni të Anamoravës.

Të rinjtë nga komuna e Ranillugut , Kamenicës, Artanës dhe Gjilanit, kanë qenë pjesëmarrës të këtij seminari tre ditor, ku me sukses kanë realizuar aktivitete, e cila është pjesë e projektit ndër etnik të ekipit të dialogut. Seminari është mbajtur me qëllim të afrimit të rinjve, të bashkësive të ndryshme etnike, rritjen e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Hidromorava

Përmes aktiviteteve të ndryshme, prezantimeve të cilat gjatë seminarit kanë pasur të rinjtë kanë pasur mundësinë që mes veti të shoqërohen dhe bashkëpunojnë, duke mos bërë dallime mes tyre.

“Rezultatet e këtij aktiviteti do të jenë të qëndrueshme dhe do të ndikojnë në aktivitetet të cilat do të organizohen në periudhat e ardhshme, të cilat janë të parapara në planin e Veprimit të grupit ndër etnik për pajtim, që prapë ka për qëllim ofrimin e bashkësive ndaj njëri tjetrit, për shkak të përmirësimit të kushteve të jetës, paqes dhe tolerancës në mjedisin shumë etnik” ka thënë Ulrich Biffar drejtor i qendrës rajonale të OSBE-së në Gjilan.

Seminarin e ka përkrahur dhe vizituar drejtori i qendrës regjionale të OSBE-së , Urlich Biffar i cili ka lavdëruar këtë takim dhe ka shprehur rastet personale dhe situatat në të cilat është gjetur gjatë punës dhe përvojës së tij shumëvjeçare./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.