Promovimi presidencial i dekriminalizimit, një flluskë sapuni
Deputetët e opozitës thonë se kur të kemi një ligj për dekriminalizimin, atëherë natyrisht edhe z. Thaçi, por edhe zotëve të tjerë, të cilët janë mjaft shumë në Kosovë në skenën politike, nuk do t’u jepet mundësia që të futen si kandidatë, që të konkurrojnë etj., dhe pastaj të na shiten si patriotë, si demokratë e ligjvënës të mëdhenj.
Presidenti nuk e ka seriozisht këtë punë.
Deputetët e opozitës thonë se kur të kemi një ligj për dekriminalizimin, atëherë natyrisht edhe z. Thaçi, por edhe zotëve të tjerë, të cilët janë mjaft shumë në Kosovë në skenën politike, nuk do t’u jepet mundësia që të futen si kandidatë, që të konkurrojnë etj., dhe pastaj të na shiten si patriotë, si demokratë e ligjvënës të mëdhenj,raporton Gazeta Kosova Sot
Deklaratat e dhëna nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, se pas marrjes së mandatit, menjëherë ka filluar të promovojë dekriminalizimin e skenës politike në Kosovë, të cilat i dha në takimin që pati të dielën e kaluar me nënsekretaren e Shtetit të SHBA-së, Victoria Nuland, janë cilë- suar si joserioze dhe të pamatura, nga ana e opozitës dhe njohësve të kësaj fushe.
Analisti Muhamet Kelmendi nuk e sheh ndonjë seriozitet në deklaratat e Thaçit, derisa, sipas tij, ai është edhe i pasinqertë karshi nënsekretares së Shtetit të SHBA-së, Victoria Nuland, e cila ishte në vizitë këtu, ku dha deklarata të tilla bombastike që nuk i shërbejnë, siç tha, stabilitetit as politik, as juridik dhe as ekonomik, por as stabilitetit të një veprimtarie të një lufte kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që e ka kapluar shoqërinë kosovare dhe shtetin në përgjithësi. “Andaj, që të kemi me të vërtetë një sinqeritet nga ana e Thaçit, duhet tri çështje të ishin domethënëse kundruall gjendjes në të cilën po kalojmë ne. Së pari, Thaçi duhet të jepte dorëheqje nga pozicioni i tij si president, për shkak të çrregullimeve të mëdha, akuzave të njëpasnjëshme qoftë në sferën politike, apo në atë të krimit të organizuar e korrupsionit. Së dyti, nuk mund të dekriminalizohet, apo të themi të shërohet sistemi i juridikaturës në Kosovë, i gjyqësorit, po ashtu i atij prokurorial dhe policor në qoftë se nuk shërohet vetë sistemi politik, udhëheqësit, ku në këtë kontekst flas për Thaçin, Mustafën dhe të tjerë qoftë të pozitës apo opozitës, të cilët janë bërë me një vend kohët e fundit duke e kapur shtetin në të gjitha drejtimet dhe poret e jetës, ngase nuk ka vend në institucionet e shtetit ku nuk gjendet një njeri, i cili është ose i PDK-së ose i LDK-së dhe ku respektohet ligji, absolutisht në asnjë nivel nuk respektohet ligji. Së treti, duhet të nxjerrim ligjin, i cili do të na mundësojë dhe do t’i mundësojë organeve spastrimin e radhëve politike, pasi kur të kemi një ligj mbi dekriminalizimin, atëherë natyrisht edhe z, Thaçi, por edhe zotë të tjerë, të cilët janë mjaft shumë në Kosovë në skenën politike, nuk u jepet mundësia që të futen si kandidatë që të konkurrojnë etj., dhe pastaj të na shiten si patriotë, si demokratë të mëdhenj, ligjvënës të mëdhenj, siç është Thaçi”, theksoi ai.
Retorikë boshe e presidentit
Sipas Kelmendit, është një çështje, të cilën presidenti Thaçi po përpiqet t’ia shesë dikujt dhe nuk është duke e kuptuar se atë as vetvetes nuk ia shet e lërë më një sekretareje të tillë, e cila ka informacione të qindpërqindta mbi çështjet në Kosovë.
Deputetja Teuta Haxhiu, nga AAK-ja, thotë se deklaratat e Thaçit apo presidentit aktual si gjithmonë janë veç një retorikë e tij boshe, ngase, sipas saj, çdoherë ai ka përmendur se korrupsioni nuk është i pranishëm në Kosovë, përderisa Kosova është e ngulfatur me krimin e organizuar dhe korrupsionin. “Andaj, çdo ditë vepron në të kundërtën, edhe pse aktualisht Thaçi nuk është prijës i subjektit politik PDKsë, por në fakt politikat e tij janë prapëseprapë aty dhe çdo gjë vepron kundër atyre fjalëve dhe fjalive boshe që i ka për opinionin dhe miqtë ndërkombëtarë, të cilët vijnë në vizitë. Pra, asnjë hap drejt progresit në këtë drejtim nuk e ka bërë gjatë kohës sa ka qenë si kryeministër, por edhe ministër i Punëve të Jashtme, andaj nuk pretendoj dhe nuk besoj në fakt se as tani ai do ta marrë një hap të tillë, sepse është një person i njëjtë dhe ai që më së paku ka dhënë diçka pozitive në këtë drejtim sa ka qenë në krye të Qeverisë, e aq më tepër tani që nga pozita e presidentit jep disa fjali tash sikurse të ish- presidentes, e cila u mor edhe me çështjen e korrupsionit, duke formuar komisione paralele, ku nuk u bë asgjë në këtë drejtim”, theksoi ajo. “Pra, edhe një herë të gjitha ato deklarata të tij i konsideroj se janë deklarata boshe”, ka theksuar deputetja Teuta Haxhiu për gazetën “Kosova Sot”.


