ARKATANA

Prokurorja Pula propozon lirimin nga burgu të vëllait të kryeprokurorit Hoxha

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Koordinatorja nacionale kundër korrupsionit, Laura Pula, ka propozuar lirimin e të dënuarit me burgim për korrupsion, Elez Hoxha, vëllai i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, shkruan sot Koha Ditore.

Propozimin për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, prokurorja e Shtetit, Pula, ia ka shtruar Gjykatës Supreme të Kosovës më 27 janar të këtij viti.

Është arsyetuar se ish-gjyqtari Elez Hoxha, i dënuar me 4 vjet burgim për marrje ryshfeti në vlerë mbi 60 mijë euro, “vuan nga tensioni i lartë dhe diabeti”. Qëndrimi edhe më tej në burg i Hoxhës, sipas Pulës, do të paraqiste rrezik për të.

FIDANISHTJA

Prokurorja Pula është koordinatore nacionale kundër korrupsionit, në zyrën e kryeprokurorit të Shtetit. Prej korrikut të vitit të kaluar, Sylë Hoxha, vëllai i të dënuarit për korrupsion, Elez Hoxha, ushtron detyrën e kryeprokurorit të Shtetit.

Pëlqimin për zbutje të dënimit e ka dhënë edhe Prokuroria Themelore e Prizrenit, shef i së cilës është Sylë Hoxha dhe Gjykata Themelore në këtë qytet. Fjalën e fundit pritet ta japë Gjykata Supreme e Kosovës. Vendimin pritet ta marrë javën e ardhshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.