Fundamenti

Prokurorit Esat Ademi i është keqpërdorur llogaria personale në Facebook

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, sqaron publikun lidhur me shkrimet e publikuara nga disa mediume se, “Esat Ademi – prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, përmes rrjetit social Facebook, ka porositur një lloj produkti për potencë seksuale, nga një faqe e blerjeve Online”.Me qëllim të informimit të drejtë, ju njoftojmë se persona të panjohur kanë keqpërdorur llogarinë e prokurorit në fjalë, të cilët kanë arritur që të kenë qasje në llogarinë personale të tij, në rrjetin social “Facebook”, duke kontaktuar me një faqe për blerje Online, me ç’rast pas publikimit nga mjetet e informimit, i njëjti e ka kuptuar se dikush ka bërë një keqpërdorim të tillë thuhet në sqarimin e Prokurorisë së Gjilanit.

RCCOLA

Prokuroria Themelore në Gjilan, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti, menjëherë ka ndërmarrë veprime hetimore, duke autorizuar Policinë – Sektorin për hetimin e krimeve kibernetike, në Prishtinë, që të fillojë grumbullimin e provave, në mënyrë që të zbulohen personat që kanë keqpërdorur llogarinë e prokurorit të shtetit, në drejtim të veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazave të të dhënave kompjuterike”, pasi që më datë të papërcaktuar dhe pa autorizim është bërë ndërhyrje dhe komunikim elektronik, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, me qëllim të cenimit të integritetit të tij personal thuhet në sqarimin e prokurorisë./rajonipress/