KKVITI

Prokuroria ua shtyn afatin deputetëve të opozitës edhe për 4-5 ditë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

As pas skadimit të afatit prej pesë ditësh Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk do të kërkojë nga gjykata lëshimin e urdhërarrestit ndaj katër deputetëve të opozitës.

Ky afat, sipas burimeve të gazetës “Koha Ditore”, brenda prokurorisë, pritet të shtyhet edhe për 4-5 ditë të tjera.

Deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli, si dhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi, po dyshohen për veprën penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që lidhen me ngjarjen e fundit në Kuvendin e Kosovës, për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë seancës plenare.

Fundamenti

Në javën e kaluar prokuroria u kishte dhënë afat atyre vetëm deri më 2 nëntor për t`u paraqitur në polici e për të dhënë deklaratë. Nëse nuk do t`i përgjigjeshin thirrjes, ishte paralajmëruar kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit. Mirëpo, kësaj thirrjeje nuk i janë përgjigjur asnjëri prej tyre.

Tash, kur të hënën ka përfunduar afati, prokuroria ka vendosur ta shtyjë atë edhe për disa ditë të tjera.

http://koha.net/?id=27&l=82494

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.