Eko Higjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan trajton një rast “Vrasje në tentativë”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka pranuar kallëzim penal nga Stacioni Policor në Gjilan, për një rast “Vrasje në tentativë”, i cili ka ndodhur në fshatin Uglar, komuna e Gjilanit.

Prokuroria njofton se të dyshuarit me inicialet E.I dhe V.I, në bashkëkryerje, me veprimet e tyre kanë tentuar ta privojnë nga jeta të dëmtuarin me inicialet E.Z, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje mes vete, të dyshuarit pajisen me armë dhe sëpatë, me ç’ rast i pandehuri E.I gjuan një herë me armë në drejtim të të dëmtuarit, ndërsa i pandehuri tjetër V.I tenton të e godet të njëjtin me sopatë.

Mobi Casa

Për këtë çështje, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ndaj të dyshuarve, është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe është ushtruar kërkesa për caktimin e paraburgimit, në gjykatën kompetente në Gjilan, për shkak të veprës penale ‘’Vrasje në tentativë”.

Ndërsa, për të dyshuarin V.I, edhe për shkak të veprës penale ‘’Mbajtja në pronësi, në posedim, në shfrytëzim të paautorizuar të armëve” thuhet nw njoftimin e Liridona Xhemailit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.