UBT

Prokuroria Themelore në Gjilan paraqet dy kërkesa për paraburgim për substanca narkotike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve F.TH. (1974), XH.H. (1961), dhe L.M. (1962), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit F.TH., XH.H. dhe L.M., më 24 janar 2019, në rrugën Prishtinë – Gjilan, pa autorizim kanë blerë dhe poseduar substanca narkotike, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, në atë mënyrë që pasi nga policia është ndalur automjeti, të cilin e drejtonte i dyshuari F.TH., në të cilin automjet kishte qenë edhe i dyshuari XH.H., në bagazhin e të njëjtit është gjetur 52.37 kg, substancë narkotike e llojit ‘’Marihuanë’’.

Ndërsa, tek parkingu i qendrës tregtare ETC, në Gjilan, nga policia është arrestuar edhe i dyshuari L.M., i cili kishte për të pranuar substancën narkotike, e cila edhe është konfiskuar nga policia. Po ashtu, janë konfiskuar edhe dy vetura, 4 telefona celular dhe 2,000 euro.

UBT

Gjithashtu, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturit A.I. (2001), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Dyshohet që, i mituri A.I., më 25 janar 2019, në Viti, ka poseduar substancë narkotike, të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 108.6 gram, e cila është konfiskuar nga policia.

Prokuroria, i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake, që të dyshuarve dhe të miturit t’iu shqiptojë masën e paraburgimit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.