Hidromorava

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre gjashtë aktakuza për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, që përfshijnë dhunën në familje, kontrabandimin e mallrave, vjedhjen e pyllit, kanosjen, lëndimin e rëndë trupor dhe posedimin e paautorizuar të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, një aktakuzë është ngritur ndaj një personi për veprën penale “Dhuna në familje”, një tjetër për “Kontrabandimi me mallra”, ndërsa një person tjetër akuzohet për “Vjedhje pylli”.

Fundamenti

Po ashtu, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosje”, një tjetër për “Lëndimi i rëndë trupor”, si dhe një aktakuzë për “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka theksuar se do të vazhdojë trajtimin e rasteve penale në përputhje me kompetencat ligjore, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit dhe ndjekjen e autorëve të veprave penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.