UBT

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon një person dhe ngre tri aktakuza për narkotikë dhe armë pa leje

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një person me urdhër të prokurorit kujdestar, ndërsa janë ngritur edhe tri aktakuza ndaj tre personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, të paraparë me nenin 315 të Kodit Penal të Kosovës.

Ndërkohë, prokuroria ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave të ndryshëm për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

KKVITI

Po ashtu, është ngritur edhe një aktakuzë tjetër ndaj një personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Autoritetet e drejtësisë kanë theksuar se veprimet procedurale janë ndërmarrë në koordinim me organet e hetuesisë dhe policisë, në funksion të luftimit të kriminalitetit dhe garantimit të rendit e sigurisë publike në rajonin e Gjilanit./rajonipress/