KKVITI

Prokuroria Themelore në Gjilan me 15 prokuror

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan pritet t`i ketë 15 prokurorë të ndarë në departamentin e krimeve të rënda, për të mitur dhe departamenti i përgjithshëm tha për rajonipress Jetish Maloku kryeprokuror i Qarkut në Gjilan .

Në kuadër të organizimit të sistemit gjyqësor dhe Prokurorial, tani Prokuroria e Qarkut në Gjilan, pritet të shndërrohet në Prokurori Themelore. Tashmë edhe ky institucion ka nisur të caktojë departamentet dhe stafin e prokurorëve.

Jetish Maloku kryeprokuror i Qarkut tha për rajonipress se Prokuroria Themelore e Gjilanit pritet t`i ketë 15 prokurorë të ndarë në departamentin e krimeve të rënda që pritet t`i ketë 5 prokuror, departamenti për të mitur dy prokuror dhe departamenti i përgjithshëm 8 prokuror.

Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe duke u bazuar në kriteret e përcaktuara me rregullore ka propozuar listën e prokurorëve për caktim-transferim të prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Gjilan sipas departamenteve.

Mobi Casa

Sipas aplikacioneve dhe listës së aprovuar, departamenti për krime të rënda do të ketë këta prokuror: Jetish Maloku, Afrim Shefkiu, Shaban Spahiu, Agron Uka dhe Arben Kadriu.

Departamenti për të mitur do të përbëhet nga Rabije Jakupi dhe Isuf Sadiku. Kurse Departamenti i Përgjithshëm që ka 8 prokuror do të udhëhiqet nga Ismet Ukshini, Shefik Mehmeti, Shqipdon Fazliu, Arben Ismajli dhe Esat Ademi.

Kryeprokurori Jetish Maloku tha se ky kuadër i prokurorëve edhe pse nuk është i mjaftueshëm , megjithatë është një bazë e mirë dhe janë njerëz e kuadro të dëshmuara dhe me përvojë që janë në gjendje të luftojnë të gjitha dukuritë kriminale në Anamoravë.

Maloku tha se kjo listë e prokurorëve dëshmon për transparencën që kemi treguar vazhdimisht dhe për përkushtimin tonë që të jemi gjithmonë të gatshëm për tu përballur me sfidat që mund t`i ketë institucioni i Prokurorisë Themelore, që pritet të startojë nga janari i vitit 2013. /rajonipress/