RCCOLA

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nga të gjitha këto aktakuza dominojnë vjedhjet, dhunë na familje, ngacmimi, kontrabandimi i mallrave.

Uji Dea

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale, Vjedhja e shërbimeve,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale, Lëndimi i lehtë trupor,
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale; Lëndimi i lehtë trupor dhe, Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale, Dhuna në familje, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale, Lëndimi i lehtë trupor, dhe Sulmi,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale, Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale, Shpërdorimi i pasurisë së huaj, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale, Sulmi ndaj personit zyrtar, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale, Kontrabandimi i mallrave, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale, Ngacmimi, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale, Vjedhja./rajonipress/.