UBT

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetë e tre (23) personave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, janë ngritur vetëm për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetë e tre (23) personave dhe atë për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
Katër (4) aktakuzë kundër katër (4) personave, për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Dhuna ne Familja”

Mobi Casa

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër material ose i detyrimeve financiare“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Mospërfillja e gjykatës”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Mashtrimi “
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘Vjedhja e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”./rajonipress/