Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave

Gjilan – Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.
Aktakuzat janë ngritur për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.