UBT

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 14 aktakuza

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:

Fundamenti

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Marrja ose mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi ose kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”./rajonipress’