KKVITI

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës ka ndaluar 13 persona të dyshuar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së kaluar, ka ndaluar 13 (trembëdhjetë) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar 6 (gjashtë) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Vrasje e Rëndë’’, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Armëmbajtje pa leje’’ dhe ‘’Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar 6 (gjashtë) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ‘’Sulm’’ dhe ‘’Shantazh”.

Uji Dea

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një të mitur, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, “Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, për të gjitha rastet me ndalim, brenda afateve ligjore ka parashtruar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.