FIDANISHTJA

Prokuroria Themelore ka filluar veprimet hetimore për rastet e krimeve të luftës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria e Gjilanit ka nisur hetimet me veprimet hetimore që lidhen me rastet e krimeve të luftës përkatësisht të Dosjeve të Zhegrës, Llashticës, Llovcës e Zhegocit.

Më në fund një lajm i mirë për të gjitha familjet e dëmtuara dhe viktimat e luftës. Prokuroria e Gjilanit pothuajse është e para nw Kosovw dhe e vetmja që zyrtarisht ka nisur të merret me Dosjet e kohës së luftës.

Departamenti për krime të rënda, tashmë ka filluar me veprimet hetimore për tri dosje, të krimeve të luftës.

Departamenti për Krime të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan, këto ditët e fundit të korrikut, ka intervistuar, së paku tre (3) dëshmitar shumë të rëndësishëm për rastet e krimeve të luftës ndaj popullatës civile të Anamoravës, përkatësisht, për dosjet e luftës, në Zhegovc, pastaj, Llashticë e Zhegër.

Mobi Casa

I kontaktuar nga rajonipress Jetish Maloku kryeprokuror tha se ndodhet në pushime dhe nuk mund të prononcohet për momentin, por burimet shumë të sigurta brenda PTH në Gjilan, në kushte anonimiteti treguan se ka filluar grumbullimi i provave për këto dosje, e që janë të informuara edhe institucionet qendrore të drejtësisë në Prishtinë.

Ka kohë që kjo Prokurori ka bërë të gjitha përgatitjet që të pranojë çdo dosje të luftës dhe të fillojë, ma në fund me trajtimin e këtyre dosjeve, e sidomos dëshmitarëve të gjallë e okular të ngjarjeve makabre dhe masakrimeve të popullatës civile të kësaj ane.

I njëjti burim theksoi, se do intensifikohet intervistimi i shumë dëshmitarëve tjerë dhe grumbullimi i provave, që në fund, do qoj tek arrestimi i të gjithë kryesve të këtyre krimeve të rënda ndaj popullatës civile të kësaj ane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.