Eko Higjiena

Prokuroria Themelore hedh poshtë padinë e Jonuz Eminit kundër Muharrem Bajramit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Jonuz Emini kryetar i organizatës komunale të pensionistëve dhe invalidëve të punës e kishte paditur Muharrem Bajramin kryetar i sindikatës së pensionistëve për veprën penale mashtrimi. Mirëpo Prokuroria Themelore e Gjilanit, departamenti për krime të përgjithshme pas shqyrtimit të padisë dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve padinë e ka hedhur poshtë me arsyetimin se nuk ka elemente të veprës penale kundër Muharrem Bajramit.

Jonuz Emini kryetar i Organizatës Sindikale Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Gjilan e kishte akuzuar Muharrem Bajramin kryetar i sindikatës së pensionistëve dhe invalidëve të punës për veprën penale mashtrimi.

United Hospital

Emini padinë e kishte deponuar në njësinë rajonale të hetimeve për krime ekonomike. Ky njësit më pastaj lëndën e ka dërguar në Prokurorinë Themelore të Gjilanit e cila ka shqyrtuar rastin në hollësi derisa Arben Ismajli prokuror i rastit pas shqyrtimit të provave, dëgjimit të dëshmitarëve dhe sigurimit të provave tjera materiale është konstatuar se në këtë rast nuk ka element të veprës penale e cila do të duhej të ndiqej sipas detyrës zyrtare.”Konsideroj se në rastin konkret nuk ka vend për inicimin e procedurës penale dhe kërkojë nga njësiti i krimeve ekonomike që rasti të mbyllet” ka thënë prokurori Arben Ismajli.

Muharrem Bajrami ndërkaq për rajonipress tha se është i befasuar që është paditur nga Jonuz Emini.”Unë tani veç e kam bërë një padi të gatshme kundër Jonuz Eminit i cili me vite ka mashtruar dhe po i mashtron pensionistët gjilanas” tha Bajrami./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.