UBT

Prokuroria Themelore e Gjilanit ngritë 19 aktakuza kundër 21 personave

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe një (1) person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Fundamenti

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale: Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”./rajonipress/