UBT

Prokuroria Themelore e Gjilanit me statistika të mira në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, ka vazhduar vizitat nëpër prokurori, ku sot kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Gjilanit, me ç‘rast janë pritur nga Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Arben Kadriu.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me lëndët e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, trajtimin e tyre dhe sfidat e ndryshme, që dalin në rrugën që ka përpara kjo prokurori.

KKVITI

Në këtë takim, anëtarët e Komisionit, thanë se, sipas statistikave, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dalë prokuroria më e suksesshme në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike. Por, përkundër rezultateve të mira, u kërkua përkushtim i vazhdueshëm në trajtimin e këtyre lëndëve.

Në fund të takimit, anëtarët e Komisionit, thanë se luftimi i korrupsionit duhet të jetë prioritet, sepse është interes nacional të vendit./rajonipress/