Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur 10 aktakuza kundër 15 personave

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjithashtu ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”./rajonipress/