Fundamenti

Prokuroria të hetojë milionat e politikanëve

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Ani pse kanë kaluar 17 vjet që nga pas lufta, dhe mbi 8 vjet pavarësi, akoma nuk është arritur që të zbulohet as edhe një rast i vetëm që në opinionin vendor me të madhe është folur dhe flitet se ku e kanë fshehur pasurinë e tyre të kundërligjshme politikanët tanë kosovarë.

Pasuritë e fshehura mund të jenë jashtë Kosovës

Ani pse kanë kaluar 17 vjet që nga pas lufta, dhe mbi 8 vjet pavarësi, akoma nuk është arritur që të zbulohet as edhe një rast i vetëm që në opinionin vendor me të madhe është folur dhe flitet se ku e kanë fshehur pasurinë e tyre të kundërligjshme politikanët tanë kosovarë.

Analistët dhe njohësit e kësaj fushe kanë thënë se dyshohet se shumë nga ata mbase pasuritë e tyre i kanë fshehur jashtë Kosovës dhe për këtë me siguri se ekzistojnë fakte, ngase në fushata parazgjedhore e zgjedhore kanë denjuar edhe ta akuzojnë njëri- tjetrin, duke ua ngritur gishtin tregues se kanë fshehur pasuritë e shumta jashtë shtetit, si p.sh. në Zvicër, në Dubai, në ishujt Kajman e gjëkundi. Por, për këtë dhe atë se përse Prokuroria asnjëherë nuk i hetoi as gjeti këto pasuri të politikanëve që dyshohet të jenë fshehur jashtë vendit dhe se ata mbesin të pandëshkuar!

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se politikanët tanë kanë krijuar pasuri milionëshe përgjatë këtyre viteve përmes pushtetit, duke krijuar kështu pasuri të kundërligjshme, duke abuzuar kështu me pushtetin dhe përmes formave të tjera të korrupsionit dhe krimit të organizuar derisa, siç tha, mbase pasuritë e tyre i kanë fshehur jashtë Kosovës dhe për këtë me siguri se ekzistojnë fakte. “Në fushata parazgjedhore e zgjedhore kanë denjuar edhe ta akuzojnë njëri- tjetrin, duke ua ngritur gishtin tregues se kanë fshehur pasuritë e shumta jashtë shtetit, si p.sh në Zvicër, në Dubai, në ishujt Kajman e gjëkundi. Andaj, në këtë drejtim ka qenë e rrugës që Prokuroria t’i hetojë këto pasuri të fshehura të politikanëve mafiozë dhe kështu do të duhej t’u konfiskoheshin ato, por këtë gjë nuk e ka bërë”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Hidromorava

Kapja e sistemit

Analisti tjetër, Shefqet Dibrani thotë se Prokuroria e Shtetit dhe strukturat e tjera të drejtësisë nuk janë marrë me këto hetime, pasi dyshohet se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kapur nga shtetit, derisa, siç thotë Dibrani, këtu nuk duhet të kemi dilemë, pasi vetë zyrtarët më të lartë të shtetit e kanë potencuar këtë gjë, prandaj një hetim i tillë kundër oligarkëve dhe mafio- bizneseve të pasuruar me rrugë antiligjore nuk ka se si të bëhet. “Përndryshe, në secilën seancë parlamentare ka pasur akuza dhe kundërakuza për të cilat sikur të kishim Prokurori dhe drejtësi efikase do të duhej ende pa dalë nga Parlamenti të prangosej akuzuesi nëse ka shpifur dhe të mos lirohej kurrë i akuzuari nëse akuzat do të verifikoheshin si të sakta”, ka vijuar më tej ai.

Ndërsa sa i përket asaj se përse Prokuroria asnjëherë nuk i hetoi dhe gjeti këto pasuri të fshehura të politikanëve derisa ata mbesin akoma të pandëshkuar, Dibrani në këtë drejtim thotë se politikanët e pasuruar me rrugë antiligjore kemi sa të duash, pastaj biznese të kundërligjshme, si dhe udhëheqje të dikastereve të rëndësishme dhe institucioneve vitale në Kosovë, por për fat të keq edhe pse shkruhet, edhe pse flitet, madje edhe pse dikush akuzohet në mënyrë verbale, prokurori nuk i ka ndërprerë akuzat verbale, sikurse as nuk i ka hetuar fare rastet e tilla.

Nënshtrimi ndaj të fortëve

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka veçuar se kjo po ndodh për shkakun e mosfunksionimit të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial, ngase është plotë- sisht i nënshtruar ndaj të ‘fuqishmëve’, kështu që, sipas tij, sistemi gjyqësor është vetë i korruptuar dhe nuk është dikush të marrë guximin që të hyjë në këto beteja. ” Përndryshe, sigurisht se do duhej që Prokuroria t’i hetonte këto raste dhe kjo është detyrë e përshkruar me ligj, pasi po paraqiten akuza publike edhe Prokuroria do të duhej që të merret me to, dhe gjëja e parë që do të duhej të bënte Prokuroria është se kur bëhet në këtë rast një akuzë e tillë publike ta intervistojë deputetin, politikanin apo këdo qoftë dhe t’i thoshte ku i ke këto të dhëna për xpersonin që e ke akuzuar publikisht, atëherë nëse ka prova dhe argumente ta ndjekë çështjen ose nëse veç ai ka shpifur të paktën Prokuroria të japë një arsyetim lidhur me deklaratën e x- personit për y- personin tjetër dhe të tregojë, po e zëmë, se e kemi intervistuar dhe nuk kemi mundur të marrim të dhëna relevante, të cilat do të shpinin në aktakuzë për personin në fjalë”, theksoi ai. “Pra, do të thotë të paktën Prokuroria duhet ta sqarojë opinionin, por mendoj se ajo po e injoron edhe njërën dhe tjetrën dhe nuk po lodhet fare me atë punë, gjë që po tregon se nuk po e kryen detyrën e saj siç duhet”, spikati për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar, Nexhmedin Spahiu./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.