Eko Higjiena

Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Autorët e krimit që u krye në mars të vitit 1998 mbi familjen Jashari, pritet që së shpejti të listohen në një aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

55 persona mbetën të vrarë, 22 prej të cilëve, familjarë të ngushtë të komandantit legjendar Adem Jashari, i cili prej kohësh ishte bërë cak i shtetit serb.

Prokuroria Speciale e Kosovës, nuk ka ndarë shumë detaje rreth kësaj, por vetëm ka paralajmëruar se ky rast është duke u trajtuar me prioritet dhe se së shpejti do të finalizohet me ngritjen e aktakuzës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se rasti është duke u trajtuar me prioritet dhe se shumë shpejt, do të finalizohet me ngritjen e aktakuzës.”

Avokati Visar Rrecaj thotë se PSRK-ja tashmë ka marr dëshmitë e dëshmitarëve që janë ende gjallë, ndërkohë që thotë se është e rëndësishme përmbajtja që do ketë kjo aktakuzë.

FIDANISHTJA

“Rëndësia e një aktakuze të paraljamëruar nga Prokuroria Speciale është tejet e vecantë si në aspektin juridik po ashtu edhe kombëtar dhe në aspektin shtetëror që me i dhënë epilog ngjarjes së familjes Jashari të ndodhur më 1998, a është e vonuar për atë pjesë mund të diskutohet por për drejtësinë dhe sistemin e drejtësisë e rëndësishme është që të jetë e kompletuar në detaje që të mos i mungojë asgjë sepse epilogu përfundimtar do të proklamohet edhe në skenën ndërkombëtare”, ka thënë avokati, Visar Rrecaj.

Paralajmërimin për ngritjen e aktakuzës, për sulmin ndaj familjes Jashari e kanë mirëpritur në organizatën e veteranëve të UÇK-së, por thonë se është dashur të bëhet vite më parë.

“Është vonuar ky rast shumë jo vetëm ky rasti te lagjia Jashari dhe familja Jashari por në tërë Kosovën, janë vonuar gjykatat tona dhe supreme e Kosovës, por sido kudo unë e përshëndes dhe e mirëpres jemi mirënjohës shumë për drejtësinë që të hetohet rasti masakra në Prekaz në familjen Jasashri, që prokurorët tonë të marrin në dorë dhe të hetojnë”, ka thënë kreu i UÇK-së, Hysni Gucati.

Hetimi i krimeve të luftës, në të kaluarën është bërë nga UNMIK-u, më pas nga EULEX-i, ndërsa nga vitit 2018 kompetencat kanë kaluar tek Prokuroria Speciale e Kosovës e cila ka departamentin e veçantë për hetimin e tyre./RTVDukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.