ARKATANA

Prokuroria Speciale heton konkursin e UP-së që u anulua nga u.d sekretari, pjesëmarrës në garë

/ 2 minuta lexim
HW

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka filluar hetimet lidhur me konkursin e anuluar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, rast për të cilin u raportua javën qe shkoi, ku u ngritën dyshime serioze për konflikt interesi, kur ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Safet Thaçi, kishte anuluar një konkurs në UP në të cilin kishte qenë vetë kandidat.

Burime të Reporteri në Prokurori, bëjnë të ditur se Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës të sigurojë nga Rektorati të gjithë dokumentacionin që lidhet me konkurset e mbajtura gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2025. Këto konkurse kishin për qëllim plotësimin e 32 vendeve të lira të punës në administratën e universitetit.

Gazeta ka kërkuar nga Prokuroria Speciale detaje shtesë mbi personat që janë objekt i hetimeve, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Fundamenti

Procesi i rekrutimit, i nisur në fund të qershorit 2025, ishte zhvilluar në tri faza: verifikimi i dokumentacionit, testi me shkrim dhe intervista me gojë. Në mesin e aplikantëve për mbi 20 pozita administrative ishte edhe Safet Thaçi, zyrtar ligjor në këtë institucion. Dokumentet e siguruara nga Reporteri.net tregojnë se ai kishte kaluar me sukses dy fazat e para, por kishte dështuar në intervistën me gojë, duke mos u përzgjedhur për pozitën e Sekretarit të Fakultetit Filozofik.

Megjithatë, zhvillimet që pasuan e bënë rastin edhe më të pazakontë. Në fund të shtatorit 2025, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, i kryesuar nga Altin Sahiti, u mblodh sërish – edhe pse Sahiti kishte dhënë dorëheqje më 20 korrik, e cila, sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë, duhej të hynte në fuqi më 20 gusht.

Në këtë mbledhje, u vendos që Safet Thaçi të caktohej ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm të UP-së. E menjëherë pas marrjes së kësaj pozite, Thaçi anuloi konkursin në të cilin kishte marrë pjesë vetë, veprim që ka ngritur dyshime të forta për konflikt interesi, e që tashmë është bërë objekt hetimi nga Prokuroria Speciale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.