Mobi Casa

Prokuroria shqyrton akuzat rreth privatizimit të Grandit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Historia e hotelit “Grand” vazhdon. Kësaj radhe në skenë ka dalë i akuzuari për kërkim të ryshfetit.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, Dino Asanajt, ka hedhur poshtë akuzat e njërit prej ish-aksionarëve të hotelit “Grand”, Remzi Ejupi, për kërkim të ryshfetit, të thëna pas vendimit për tërheqje të aksioneve të hotelit “Grand”.

Asanaj të hënën tha se akuzat e bëra janë thjesht një tentim për trillim të fakteve me qëllim të manipulimit të opinionit. Ai ka numëruar disa të tjera që ai i quan ‘fakte të pamohueshme’, e që sipas Asanajt hedhin poshtë akuzat e Ejupit dhe të tjerëve.

Uji Dea

Ai ka ftuar të gjithë ata që kanë fakte për keqpërdorime t’i drejtohen Prokurorisë së Shtetit, e cila tashmë pa kërkesën e të përfolurve ka filluar me shqyrtimin e rastit. Biznesmeni Remzi Ejupi ditë më parë ka akuzuar publikisht kreun e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP), Dino Asanaj, se i ka kërkuar 4 milionë euro korrupsion si kusht të vetëm për zhbllokimin e procesit të hotelit “Grand” në Prishtinë, ku Ejupi është njëri nga aksionarët.

“Ftoj cilindo që ka pretendime për ndonjë fakt tjetër, t’ drejtohen organeve përgjegjëse të Prokurorisë së Shtetit me ato fakte. Ajo është rruga e vetme, e cila duhet ndjekur, dhe unë shpreh gatishmërinë time t’u përgjigjem organeve përgjegjëse në cilëndo kohë… Dëmet që i kanë sjellë ekonomisë së vendit tonë njerëz me veprime të ulëta janë të shumëfishta”, thuhet në reagimin e Asanajt, i cili ka thënë se i tërë dokumentacioni është në dispozicion për palët e interesuara, shkruan Koha Ditore.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, Aleksandër Lumezi, thotë se kanë filluar shqyrtimin e këtij rasti. “jemi duke i shqyrtuar këto denoncime publike dhe së shpejti do të kërkojmë informacione tjera për t’ia filluar hetimet e këtij rasti”, tha Lumezi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.