RCCOLA

Prokuroria pret policinë që t’i arrestojë deputetët

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Deputetët e opozitës janë të vendosur që të mos i përgjigjen ftesë së Prokurorisë. Madje deputetja Albulena Haxhiu, paralajmëron përshkallëzim të situatës nëse tentohet që të arrestohen deputetët e tjerë.

“Nëse këta tentojnë të na arrestojnë, atëherë kjo do ta tensionojë edhe më shumë situatën, sepse ne nuk do të heshtim karshi instrumentalizimit të institucioneve të drejtësisë dhe urdhrave politikë për arrestim, siç ishte në rastin e kidnapimit të deputetit Albin Kurti”, ka thënë Haxhiu.

Mobi Casa

Edhe deputeti tjetër, Faton Topalli, ka vendosur që të mos i përgjigjet ftesës së Prokurorisë./Gazeta Tribuna/