FIDANISHTJA

Prokuroria paraqet kërkesë për masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Departamenti i përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme, ka nxjerrë aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ndaj të dyshuarit R.H., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari, më 26 dhjetor 2018, në shtëpinë e Shëndetit në fshatin Zhegër, komuna Gjilan, me dashje dhe me përdorimin e dhunës, e ka sulmuar personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare – mjekun kujdestar, tani të dëmtuarin F.Q., në atë mënyrë që pasi nga ana e të dëmtuarit, nuk iu ofrua ndihmë mjekësore vajzës së tij, 2 vjeçare, për shkak të grevës, i njëjti i revoltuar shkon në shtëpi, merr një sëpatë dhe me të e sulmon mjekun duke e kapur për fyti dhe përplasur për orendi, derisa aty ndërhyjnë personat prezent dhe e largojnë.

Hidromorava

Prokuroria, ndaj të dyshuarit, sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, në Gjykatën Themelore në Gjilan, pasi që për shkak të raporteve të acaruara, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit, ka filluar hetimet ndaj mjekut kujdestar, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore” pasi që i njëjti ka refuzuar t’i ofrojë ndihmë mjekësore vajzës së të dyshuarit të lartshënuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.