Mobi Casa

Prokuroria nuk i fal trafikantët dhe të dyshuarit që sulmojnë personat zyrtar

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Uji Dea

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër tre (3) personave për veprat penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”./rajonipress/