Fundamenti

Prokuroria nis hetimet ndaj dy inkasantëve të KEDS-it

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Prokuroria e Gjilanit ka nisur hetimet ndaj V.H. dhe Xh.M. punëtor në kompaninë KEDS, sektori për kontroll të harxhimeve elektrike të dyshuar për veprën penale “kontrolli i kundërligjshëm.

UBT

Sipas prokurorisë V.H. dhe Xh.M. me datën 23.01.2018 në Kamenicë në shtëpinë e të dëmtuarit Nuhi Berisha, në bashkëveprim dhe me dashje dhe me qëllim të shkeljes së të drejtave të privatësisë, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet e tyre, në atë mënyrë që pa leje, urdhëresë dhe autorizim paraprak të organit kompetent dhe pa pëlqimin e të dëmtuarit, në mënyrë të kundërligjshme kanë kontrolluar hapësirën e mbyllur brenda shtëpisë së të dëmtuarit, Nuhi Berisha, për të vërtetuar pajisjet elektrike nëse konsumatori është duke keqpërdorur energjinë elektrike./rajonipress/