Hidromorava

Prokuroria ngritë kallëzim penal ndaj dy serbëve që dogjën hamulloret

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria e Gjilanit ka ngritur kallëzim penal për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ndaj dy serbëve të Ranillugut të cilët janë vërejtur se kanë djegur një arë hamullore të korrur njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Policia në Ranillug është njoftuar për një zjarr në fshatin Panqellë. Njësiti patrullues ka shkuar në atë lokacion ku ka vërejtur se ishte duke u djegur një arë hamullore e korrur.

Ismet Hashani tha se në vendin e ngjarjes kanë takuar pronaret e arës, gjegjësisht dy të dyshuarit serb banor të fshatit Panqell Komuna e Ranillugut, ku sipas tyre arën e kanë ndezur për ta pastruar.

Hidromorava

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori i cili urdhëron që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal, “Shkaktim i Rrezikut te Përgjithshëm”, rasti procedohet në Gjykatë.

Po në rastin e dytë njësiti Patrullues i Ranillugut është njoftuar se në fshatin Korminjan gjegjësisht përgjatë rrugës kryesore Crep —Dheu i Bardh është duke u ndezur një zjarr.

Në lidhje me ketë është njoftuar njësiti i zjarrfikësve të cilët edhe e kanë shuar zjarrin. Policia është në kërkim të të dyshuarve që e kanë shkaktuar zjarrin. Është kontaktuar Prokurori i cili urdhëron qe rasti të klasifikohet si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”tha Hashani./rajonipress/