RCCOLA

Prokuroria ngritë dy aktakuza për veprën penale “Fajdeja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjithashtu në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

UBT

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fajdeja” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”./rajonipress/