ARKATANA

Prokuroria ngritë aktakuzë kundër Isuf Berishës- abuzoj seksualisht me të miturën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, departamenti për krime të rënda ka ngritur këtë të hënë aktakuzën kundër të dyshuarit Isuf Berisha nga fshati Svircë i Kamenicës. Berisha dyshohet se e ka përkëdhelur dhe ledhatuar të miturën 13 vjeçare në dyqanin e tij.

Isuf Berisha nga Svirca e Kamenicës edhe zyrtarisht akuzohet për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeçare.

Prokuroria Themelore në Gjilan, departamenti për krime të rënda të hënën i ka dorëzuar Gjykatës Themelore-departamenti për të mitur aktakuzën e ngritur kundër Isuf Berishës.

Sipas aktakuzës që e ka siguruar rajonipress e që e ka ngritur prokurorja Rabije Jakupi Isuf Berisha akuzohet sepse më 16 prill 2013 në qendër të Kamenicës, afër kishës në lokalin e teknikës së bardhë, ka prekur dhe cytë personin tjetër me qellim seksual, në atë mënyrë që e mitura F.I. e moshës 13 vjeçare ka hyrë në lokal për ta përshëndetur i pandehuri duke shfrytëzuar pa aftësinë e saj ia mbyll derën me qelës, e dërgon në zyrën e tij dhe e zhvesh nga rrobat, e godet me dy shuplaka në fytyrë e pastaj e prekë dhe ledhaton në të gjitha pjesët e trupit, edhe në organin gjenital, me duar ku ledhatimet dhe përkëdhelja kanë zgjatur derisa ka trokitur policia në derë.

Uji Dea

Berisha akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, meqë pa autorizim ka mbajtur armën e markës “Zastava”.

Në këtë proces gjyqësor pritet të dëshmojnë gjashtë dëshmitar derisa gjykatësi i rastit Hasan Sadiku tha për rajonipress se seanca fillestare pritet të fillojë shumë shpejt.

Ndryshe ky rast kishte tronditur Kamenicën derisa të gjitha institucionet komunale dhe OJQ në këtë qytet kanë kërkuar masa rigoroze ndaj atyre që keqpërdorin fëmijët e mitur./rajonipress/

Mund të ju interesoj: