Prokuroria në Gjilan ngre gjashtë aktakuza ndaj tetë personave për dhunë në familje, kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza ndaj tetë personave, më 23 nëntor 2026, për vepra të ndryshme penale, që përfshijnë dhunën në familje, lëndimin e lehtë trupor, kanosjen, mosdhënien e ndihmës në aksident trafiku dhe sulmin ndaj personit zyrtar.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, rastet e trajtuara përfshijnë dy persona të akuzuar për dhunë në familje, dy persona për lëndim të lehtë trupor, si dhe dy aktakuza për veprën penale të kanosjes, kundër dy personave.
Po ashtu, një person është ngarkuar me veprën penale të mosdhënies së ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik, ndërsa një tjetër për asgjësimin, dëmtimin ose heqjen e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimin e sigurisë në vendin e punës.
Në mesin e aktakuzave të ngritura është edhe një rast për sulm ndaj personit zyrtar.
Me këto procedura, Prokuroria Themelore në Gjilan po vazhdon trajtimin e rasteve penale në juridiksionin e saj, ndërsa për personat e akuzuar vlen parimi i prezumimit të pafajësisë, derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim përfundimtar të gjykatës./rajonipress/

