UBT

Prokuroria në Gjilan ndalon 5 inspektorë komunal

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar pesë (5) persona – inspektor komunal, të dyshuarit SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe E.R., të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”. Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe E.R., më 15 Gusht 2020, si persona zyrtarë, gjatë inspektimit në kafiterine “Lujo Pub”, në Gjilan, në asistencën e policisë së Kosovës, lidhur me implementimin e masave të sigurisë, përkitazi me pandeminë për COVID 19, kanë përpiluar dokument zyrtar – procesverbal duke shënuar të dhëna të rreme, nga gjendja faktike, me ç’rast kanë përpiluar raportin me shkrim se në atë lokal gjithçka është në rregull, edhe përkundër faktit se aty kishte një numër të konsiderueshëm të klientëve, duke mos u respektuar distanca sociale dhe rregullat e tjera të parapara nga Qeveria e Kosovës.

Uji Dea

Të dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të kërkojë nga gjykata masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale thuhet në njoftimin e Prokurorisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.