Mobi Casa

Prokuroria në Gjilan mbyll hetimet për vrasjet e anëtarëve të familjes Bllaca

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të anëtarëve të familjes Bllaca, në Gjilan.

Prokuroria në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, me ç’rast nga të gjitha veprimet e ndërmarra është vërtetuar se vrasjet e anëtarëve të familjes Bllaca, nuk janë shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë, qoftë me shtytje, ndihmë ose bashkëkryerje.

Sipas raporteve të autopsisë, të gjitha vdekjet janë të dhunshme, të cilat kanë ardhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

FIDANISHTJA

Nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është kërkuar ekspertizë për gjendjen e tani të ndjerës V.B., sipas së cilës është konstatuar se e ndjera ka vuajtur nga çrregullimi i personalitetit paranoid, prandaj edhe nuk i është lejuar mbajtja e armës dhe i është rekomanduar ndërrimi i vendit të punës.

Se e ndjera V.B., me armë zyrtare ka kryer vrasjet e familjarëve dhe më pas ka kryer vetëvrasjen vërtetohet nga deklaratat e dëshmitarëve, ekzaminimet e dëshmive nga vendi i ngjarjes, raportet e autopsive, ekzaminimet e telefonave, ekzaminimet e dorëshkrimeve, ekzaminimet e raporteve mjekësore, raportet e këqyrjes së vendit të ngjarjes, video incizimet dhe nga prova të tjera të siguruara nga prokurori i shtetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.