Fundamenti

Prokuroria në Gjilan brenda javës ka ndaluar 9 persona të dyshuar

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së kaluar, ka ndaluar 9 (nëntë) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 5 (pesë) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, “Detyrim”, “Vjedhje e rëndë”, “Kanosje” dhe “Shtrëngim”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar 1 (një) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.

Mobi Casa

Nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar 3 (tre) të mitur, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”, “Vrasje në tentativë” dhe ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afateve ligjore, për të gjitha këto raste, ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/